“Demarkacioni do të bie bashkë me Qeverinë”
Konjufca ka thënë se po bëhen dy vite kur ata kanë dhënë argumentimet e tyre për demarkacionin
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se Demarkacioni me Malin e Zi nuk është problem vetëm për Vetëvendosjen dhe opozita por ka shkaktuar pakënaqësi edhe të deputetëve të pozitës.
Glauk Konjufca nga ky subjekt, ka thënë se po bëhen dy vite kur ata kanë dhënë argumentimet e tyre për demarkacionin.
“Ne nuk kemi asnjë ndryshim, e kemi shpjeguar tashmë po bëhen dy vite kur ne kemi dhënë faktet tona dhe nuk është vetëm Vetëvendosja dhe opozita është kundër demarkacionit por ky demarkacion siç po shihet ka shkaktuar pakënaqësi edhe të deputetëve të pozitës dhe unë jam i bindur që demarkacioni do të bie bashkë me këtë Qeveri të papërgjegjshme”, tha ai.
Megjithatë, nuk ka dashur të flas se me çfarë metodash do ta kundërshtojnë demarkacionin.