VV i ka dërguar Osmanit emrin e Albin Kurtit për mandatar për formimin e Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, emrin e Albin Kurtit për mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Në letrën dërguar nga Arbëri Nagavci, në emër të Lëvizjesd Vetëvendosje thuhet se propozimi bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, si subjekti politik që ka fituar zgjedhjet parlamentare të 28 Dhjetorit.
Propozimi iu dërgua Presidentes pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në seancën solemne ku për kryeyare të Kuvendit u zgjodh Albulena Haxhiu me 66 vota.
Kuvendi ka votuar edhe për 5 nënkryetarët e tij përfshirë edhe atë të Listës Serbe.
Seanca e radhës pritet të mbahet sonte, sipas paralajmërimeve të kryetares së re të Kuvendit.
