VV-ja akuzon Hotin se i dha “hise” Serbisë në Liqenin e Ujmanit

 

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hoti se i ka dhënë “hise” Serbisë në Liqenin e Ujmanit.

Kjo parti opozitare thotë se zotimet e Washingtonit në këtë pikë janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Deputeti Liburn Aliu përmes një konference për media ka thënë se shefi i ekzekutivit ka hapur një precedent të dëmshëm për vendin, ku Serbia tashmë do të kërkojë të diskutohet për çdo resurs natyror të Kosovës.

“Sipas këtij dokumenti Liqeni i Ujmanit do të ndahet dhe Serbia do të marrë hise në Ujman. Po ashtu ka hapur derë që të diskutohet për resurset natyrore të vendit. Kjo pikë e marrëveshjes është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ai.

Back to top button