VV-ja dorëzoi ankesë në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

(Lajm i përditësuar)
VV-ja dorëzoi ankesë në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe
Ashtu siç u paralajmërua Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së që urdhëroi KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo ankesë Anke është dorëzuar në Supreme nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
VV-ja do të ankohet në Supreme ndaj vendimit të PZAP-it për Listën Serbe
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) sot të ankohet në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) përmes të cilit u urdhërua KQZ-ja ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi.
“Po me gjasë e dërgojnë sot në ora 15:00”, tha Kurteshi.
PZAP më 25 dhjetor, ka aprovuar ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit të KQZ-së për të mos ta certifikuar atë./21Media