VV-ja kërkon përkrahje nga opozita për votimin e 13 marrëveshjeve ndërkombëtare të enjten

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet seanca e re plenare në të cilën janë paraparë që të votohen 13 marrëveshje ndërkombëtare.

Kusari-Lila ka shtuar se pritet që ditëve në vijim të bashkëpunojnë me LDK-në dhe AAK-në që pjesa me e madhe e këtyre marrëveshjeve të kalohen.

“Është caktuar seancë e rregullt plenare për të enjten, këtë herë janë 13 marrëveshje ndërkombëtare, mbesim me shpresë që ditëve në vijim të kemi bashkëpunim të dy subjekteve politike që të jenë pjesëmarrës që pjesë me të madhe të marrëveshje t’i miratojmë”, ka thënë ajo.

Back to top button