VV-ja kërkon të ndriçohet rasti Astrit Dehari

Kritikohet Presidentin për  faljen që i bëri dëshmitarit të Deharit.-Haxhiu: Presidenti ka falur vrasësin e një fëmije 13 vjeçar

Lëvizja Vetëvendosje shfaqi sot edhe një herë shqetësimet e saj për mos hedhje dritë mbi rastin e aktivistit të saj Astrit Dehari, gati katër vjet pas vdekjes së tij. Ish ministrja e Drejtësisë nga kjo parti,  Albulena Haxhiu, njëherësh kritikoi  faljen e dënimit që presidenti, Hashim Thaçi, i bëri ish-dëshmitarit të rastit të Astrit Dehari, Luz Allakaj, i cili u lirua nga akuza për vrasje./21Media

Back to top button