VV-ja kundër Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës: Rama është turpi i qytetit

Lëvizja Vetëvendosje ka përsëritur qëndrimin se është kundër Planit Zhvillimor të Komunës së Prishtinës, duke e quajtur kryetarin Përparim Rama si “turpin e qytetit”.

Plani Zhvillimor Komunal është në rend dite për t’u votuar në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në një konferencë për media, Shefi i asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla, ka thënë se edhe Ministria e ka kundërshtuar një plan të tillë.

“Ky plan ka shumë të meta përmbajtjesore. Për pak muaj do të hyjmë në vitin e fundit te mandatit të Ramës. Një person që në praktikë e ka dëshmuar që nuk ua do të mirën qytetarëve. Kjo qeverisje e ka pasur kohën e mjaftueshme për ta bërë një plan të mirëfilltë, por është dashur te merret me kontrata të paligjshme. Ministria e ka kundërshtuar një plan të tillë. Duhet t’ia bëjmë me dije LDK-së që jo çdo gjë blihet me pare, sepse ka parime dhe qëndrime në funksion të qytetarëve. Qytetarët nuk ia kanë borxh një plan kundërligjor”, ka thënë Sveçla.

Asamblistja e VV-së, Nora Kelmendi, ka theksuar se plani që kanë marrë është i mangët si dokumentacion.

Back to top button