VV-ja në Vushtrri premton ndërtimin e stacionit të autobusëve

Sylejman Meholli, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë, prezantoi programin e tij “Bashkë për Vushtrrinë” në debatin zgjedhor në RTV21.
Ai tregoi se programi mbështetet në dy shtylla kryesore dhe 10 fusha zhvillimi që synojnë përmirësimin e jetës në çdo cep të qytetit.
Meholli premtoi ndërtimin e një stacioni modern të autobusëve, përmirësimin e transportit urban, sigurimin e ujit të pijshëm në çdo lagje dhe krijimin e një parku të ri qytetar, duke premtuar atë që sipas tij nuk kanë mundur ta realizojnë as PDK dhe as LDK.
“Bashkë për Vushtrrinë” përbëhet nga dy shtylla kryesore dhe dhjetë fusha që do të ofrojnë zhvillim në të gjitha drejtimet e Vushtrrisë. Në programin tonë, atë që nuk e kanë mundur PDK-ja as LDK-ja, ne do ta realizojmë: stacionin e autobusëve, do të përmirësojmë transportin urban, do të sigurojmë ujë të pijshëm në çdo cep dhe do të krijojmë parkun e qytetit,” tha ndër të tjera Meholli./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?