​VV: Komuna e Prishtinës po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

(Lajm i përditësuar)


​VV: Komuna e Prishtinës po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Nga disa hulumtime të Lëvizjes Vetëvendosje po pretendohet se Komuna e Prishtinës ka bërë një tjetër keqpërdorim të radhës të kontratave të parasë publike, kontratë e cila ka të bëjë me ndriçim publik SMART.

Kjo kontratë prokurimi është publikuar nga Komuna e Prishtinës me 5 prill 2024, dhe është planifikuar të hapet me 30 prill, ditë e martë në ora 14:00, vlera e së cilës është 10 milionë euro, me kohëzgjatje 3 vite.

Koordinatori i nën komiteteve të LVV-së në Prishtinë, Arben Brovina ka thënë se hulumtimet e ekspertëve të LVV-së, lidhur me këtë thirrje regjistrojnë se kriteret e kërkuara nuk shprehin aspak mundësinë e konkurrencës dhe pjesëmarrjes të më shumë operatorëve ekonomik, duke përdorur shumë kërkesa dhe kritere të cilat nuk ndërlidhen drejtpërdrejt me këtë aktivitet të prokurimit.

“Kemi të bëjmë me një njoftim për kontratë për prokurim e publikuar nga Komuna e Prishtinës me 5 prill 2024. Emërimi i këtij njoftimi për kontratë është “programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë në ulje të shpenzimeve financiare në Komunën e Prishtinës, SIPA UA 06 2021”. Kemi të bëjmë me ndriqim publik SMART. Ky aktivitet është planifikuar të hapet me 30 prill 2024 në ora 14:00. Vlera e këtij aktiviteti të prokurimit është 10 milionë euro, kontratë me kohëzgjatje 3 vite. Hulumtimet e ekspertëve tanë lidhur me këtë thirrje regjistrojnë se kriteret e kërkuara nuk shprehin aspak mundësinë e konkurrencës dhe pjesëmarrjes të më shumë operatorëve ekonomik, duke përdorur shumë kërkesa dhe kritere të cilat nuk ndërlidhen drejtpërdrejt me këtë aktivitet të prokurimit”, ka thënë Brovina.

Ai ka shtuar se kjo kontratë shkel transparencën sepse në opinion shfaqet si shërbime e jo punë, e cila në njoftim është shfaqur si punë.

“Edhe në paramasa kemi shumë pozicione që bien ndesh me ligjin e prokurimit publikë, të cilat janë më shumë të orientuara në punë sesa në shërbime. Ndërsa, njoftimi për këtë kontratë është shërbime, pra është proporcioni 90 me 10 për qind. E shkel transparencën dhe në opinion shfaqet si emërtim tjetër, shërbim e jo punë, e kufizon pjesëmarrjen e operatorëve ekonomik në këtë tender. Të gjitha këto analizë të cilat i kemi gjetur deri më tani, kemi dyshime të bazuara se bëhet fjalë për një tender të orkestruar dhe shkon në dëm të buxhetit të Prishtinës, e në llogari të individëve të caktuar”, ka shtuar ai.

Brovina u bëri thirrje organeve shtetërore dhe Prokurorisë që të hetojnë dhe të bëjnë parandalimin e abuzimit të radhës.



VV-ja në Prishtinë akuzon kryetarin Rama: Tenderi për ndriçim smart i orkestruar

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka akuzuar Komunën e Prishtinës dhe kryetarin Përparim Rama për “tender të orkestruar” në lidhje me ndriçimin smart.

Përmes një konference për media Arben Brovina, koordinator i nënkomiteteve të VV-së në Qendrën e Prishtinës, tha se bëhet fjalë për njoftim për një thirrje që ishte bërë më 5 prill të vitit 2024.

Tutje Brovina shtoi se bëhet fjalë për ndriçim publik smart dhe se duhet dorëzuar oferta deri më 30 prill.

“Vlera e kësaj është 10 milionë euro me kohëzgjatje 3-vjeçare. Hulumtimet e ekspertëve tanë lidhur me këtë thirrje, kanë konstatuar se kriteret e kërkuara nuk japin aspak mundësinë për konkurrencën dhe pjesëmarrjen e më shumë operatorëve ekonomike, ku janë përdorur shumë kërkesa dhe kritere që nuk ndërlidhen me këtë aktivitet”, tha Brovina në konferencën për media.

Brovina ka specifikuara edhe pikat si çështjen e emërtimeve të pajisjeve që përdoren për ndriçim, më pas edhe kualifikimet. Po ashtu ka thënë se shumë përmasa bien në ndesh me ligjin e prokurimit publik.

“Kemi paramasa më shumë të orientuar në punë sesa shërbime. E njoftimi për kontratë është shërbimi. Është proporcion 90 për qind me 10 për qind”, shtoi Brovina.

Ai përfundoi se gjitha analizat çojnë te konkludimi se “është tender i orkestruar dhe shkon në dëm të buxhetit të Prishtinës e llogari të individëve të caktuar”.

Back to top button