VV me konferencë për media

Konferenca pritet të fillojë në orën 09:30

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme ta nënshkruajnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka njoftuar se Vetëvendosje do të mbajë konferencë për medie në orën 09:30, në hollin e Kuvendit.

“Ne hollin e Kuvendit, ne 9:30, mbahet konference per media. Ftojme mediat ta percjellin!”, ka njoftuar Manxhuka.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm e cila pritet të fillojë në orën 13:00./21Media

Back to top button