VV në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Lama: Do shkaktojë dëmtimin e raporteve me Maqedoninë

(Lajm i përditësuar)
VV në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Lama: Do shkaktojë dëmtimin e raporteve me Maqedoninë
Analsitja Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me kërkesën e tij që të marrë pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut do shkaktojë dëmtim të raporteve me Maqedoninë.
”Një veprim i papranueshëm një shkelje e rëndë të fqinjësisë së mirë, ndërhyrje në punët e brendshëme që konsiderohet e rëndë në aspektin politik nga ana e Qevrise Kurit, nga ana e VV-se nuk ndodhë në ndonje vend të botës, është problemtike do shkaktoj dëmtimin e raporteve me Maqedoninë e Veriut”, tha Lama.
Peci: Bota e Kurtit e konstruktume në kokën e tij që të ndërhyjë në politikën kudo që ka shqiptarë
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 duke komentuar kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që të marrë pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut tha se këtë e quan ”bota e Kurtit”.
”Bota e Kurtit sepse Kurti nuk është hera e parë që është duke e bërë këtë e ka bërë edhe në Shqipëri edhe në Preshevë” tha ndër tjera Peci.
Peci tutje ka shtuar se kjo është botë e konstruktume në ”kokën e tij”.
”Nuk po them bota shqiptare është bota e Kurtit e konstruktume në kokën e tij që të ndërhyjë në politikën kudo që ka shqiptarë në fqinjësinë e Kosovës”. tha Peci.
Analisti politik nga Shkupi: Kosova nëse nuk mund ta ndihmojë Maqedoninë më e mirë të heshtë
Arben Ratkoceri analist politik nga Shkupi në ”Click” të RTV21 tha se Kosova nëse nuk mund t’i ofrojë ndihmë Maqedonisë së Veriut, më e mira është të heshtë.
”Kosova nëse nuk mund ta ndihmojë Maqedoninë në proceset që po kalon aktualisht, më e mira është të heshtë, çdo veprim nga ana e Prishtinës zyrtare në shkup ka ndikim të paparë në shoqërinë maqedonase”, tha Ratkoceri ndër tjera.
Ratkoceri: Ndërhyrja e Kosovës nuk besoj që shihet me sy të mirë
Analisti politik nga Shkupi, Arben Ratkoceri në ”Click” të RTV21 tha se ndërhyrja e Kosovës në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut nuk do shihet me sy të mirë as nga faktori ndërkombëtar në Shkup e as nga pjesa tjetër.
”Për krizën që po kalon Maqedonia e Veriut, që po kalon për konfliktet e mëdha që i ka me fqinjtë, Bullgarinë me Greqinë, kjo ndërhyrje e Kosovës nuk besoj që shihet me sytë e mirë nga faktori nderkombetar ketu ne shkup apo pjesa tjetër”, tha Ratkoceri.
Analisti nga Shkupi: Ka dy, tre muaj që ka pasur tentativë nga VV-ja për ta themeluar degën e saj në Maqedoni
Analisti politik nga Shkupi, Arben Ratkoceri në ”Click” të RTV21 ka thënë se Vetëvendosje ka disa muaj që ka tentuar ta themeloi degën e saj në Maqedoninë e Veriut.
Ratkoceri duke cituar disa deklarata të deputetit të VV-së Mefail Bajqinovci, Ratkoceri tha se”Bajqinovci i cili thotë se partia e tij, nuk do marre pjesë në zgjedhjet në Maqedoni”.
”Ka dy tre muaj që ka pasur tentative nga VV-ja kryesisht nga kreu i VV-së përmes disa personave që i njohim ne këtu për ta themeluar degën e saj këtu në Maqedoni, por në momentet e fundit nuk është arritur asnjë marrevshje, fjalë ka që opozita shqiptare ka bërë presion që dega e VV-sa mos të themelohet para zgjedhjeve, por para zgjedhjeve”, tha Ratkoceri./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?