VV: Një video si dëshmi
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video me një muzikë dramatike e të ilustruar me tekst, që për ta është dëshmi e kërcënimeve që po i bëhen aktivistëve të këtij subjekti.
Video që tregon kërcënimet e vazhdueshme me jetë ndaj Sekretarit Organizativ, Dardan Molliqaj, si dhe lëvizjet dhe përcjelljet nga personat që e sulmuan atë dhe aktivistin Agron Kabashi, më 22 mars 2017. Në Vetëvendosje thonë se Dardan Molliqaj mbrëmë u kërcënua seriozisht nga profili i njëjtë që ishte kërcënuar para sulmit ndaj tij, kurse para disa ditësh ishte kërcënuar me jetë edhe nga vëllai i Drejtorit të Operacioneve të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt. Ta ndjekim një deklaratë të deputetes të kësaj Lëvizjeje, Albulena Haxhiu./21Media