Pantina: 28 dhjetori është fundi i qeverisë Kurti, VV e luan mirë rolin e opozitës

(Lajm i përditësuar)
Pantina: 28 dhjetori është fundi i qeverisë Kurti, VV e luan mirë rolin e opozitës
Shqipe Pantina, kandidate e LDK‑së për deputete, në ”Click” të RTV21 ka komentuar situatën politike para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke theksuar se ky është momenti kur qytetarët do të vendosin për të ardhmen e vendit dhe qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
“28 dhjetori është fundi i qeverisë Kurti. Jam e bindur se nuk do të ketë qeveri Kurti 3. Ne e dimë realitetin dhe synojmë të jemi subjekti i parë që do ta udhëheqë qeverinë, dhe pa dyshim do të ulemi të bisedojmë me partitë e tjera. VV e luan mirë rolin e opozitës ,” tha Pantina.
Pantina: VV e ka kopjuar Thaçin, por jo si duhet
Shqipe Pantina, kandidate e LDK-së për deputete, në ”Click” të RTV21 ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen e saj lidhur me ndarejn e 100 eurove para zgjedhjeve, duke e krahasuar me mënyrën se si kishin vepruar partitë e tjera në të kaluarën, përfshirë presidentin Hashim Thaçi. Ajo theksoi se qytetarët duhet të vendosin mes ndihmave të përkohshme dhe vendeve të mira të punës.
“VV e ka kritikuar më së shumti Thaçin atëherë kur rriti pagat para zgjedhjeve. Tani, VV e ka kopjuar keq, duke mos rritur pagat, por duke shpërndarë ndihma. Qytetarët duhet të vendosin: a duhet të jetojnë me ndihma kur të tëket Kurtit, apo të kenë vende të mira të punës. Ky vendim duhet të merret të dielën,” tha Pantina.
”VV nuk ka ndryshuar për të mirë”, Pantina: Albini pas zgjedhjeve i kthehet zanatit të vjetër
Shqipe Pantina kandidate për deputete nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe qasjen politike të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke thënë se ndryshimet e bëra nuk kanë qenë në funksion të së mirës publike, por më shumë taktika elektorale që i shërbejnë interesit të tij personal.
“VV ka ndryshuar, por nuk ka ndryshuar në mënyrën e duhur për të mirën e vendit. Albini i ndërron taktikat shumë shpesh, por i ndërron në formën që i sjell rezultate atij. Janë taktika elektorale dhe pas zgjedhjeve fare nuk do të habitem që ata t’i kthehen qëndrimeve të tjera. Ka ndryshuar gjuha e Albin Kurti, por jo edhe e zyrtarëve të tjerë,” tha Pantina.
Pantina: Është shumë e vështirë të jesh grua në politikë, sidomos viteve të fundit
Shqipe Pantina, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete, në ”click” të RTV21 ka folur për vështirësitë e të qenit grua në politikë, duke theksuar se vitet e fundit gjuha publike është ashpërsuar dhe hapësira për veprim është bërë gjithnjë e më e ngushtë.
“Është shumë e vështirë si grua të jesh në politikë, sidomos viteve të fundit kur është ashpërsuar gjuha dhe hapësira është ngushtuar, sepse është një garë ku të gjithë luftojnë për atë hapësirë dhe gratë më shumë hezitojnë. Personalisht e kam tejkaluar atë fazë kur ndihesha keq. Nuk është se ndihem mirë as tani, por kur e shoh që sidomos në rrjetet sociale janë llogari false, kam filluar ta besoj dhe të mos frikësohem më, sepse është propagandë që bëhet nga kundërshtarët politikë. I inkurajoj vajzat që të mos frikësohen.”, tha Pantina./RTV21.21Media