VV pas takimit: Ka opsione të reja, ka edhe lëvizje, por nuk ka marrëveshje

Deklarata e VV-së pas takimit

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës, janë bërë intensive, por nuk ka marrëveshje.

“Bisedimet janë bërë intensive këto ditë, janë bërë të dendura si kurrë më parë, ka edhe opsione të reja, ka edhe lëvizje, por nuk ka marrëveshje. Po diskutohet me përgjegjësi të lartë, po negociohet me kujdes, në atmosferë dashamirëse e konstruktive”, thuhet për Radio Evropën e Lirë në përgjigjen e zyrës për media të Vetëvendosjes, pas takimit të liderit të VV-së, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kurti dhe Mustafa të enjten e përfunduan takimin pa dhënë detaje për ecurinë e negociatave.

Back to top button