VV-PDK-së: Qytetarët e Llapit më nuk besojnë

Gjatë debatit të sontem zgjedhor në RTV21 ndërmjet kandidatëve për kryetar të Podujevës pati edhe përplaseje, replika e kundër-replika.
Mospajtime pati edhe ndërmjet kandidatit të VV-së, Shpejtim Bulliqi dhe asaj të PDK-së, Floretë Zejnullahut, pasi kjo e fundit shpalosi programin e saj qeverisës. Bulliqi më këtë rast replikoi kandidaten e PDK-së duke i thënë se qytetarët e Podujevës më nuk iu besojnë atyre duke i përmendur punët “e mira” që i ka bërë brenda 9 muajve të qeverisjes së tij.
“Për 9 muaj kemi bërë më shumë se këta që kanë bërë një mandat”, u shpreh Bulliqi.
Megjithatë, Zejnullahu e kundërshtoi duke thënë se nuk ka asnjë ndryshim me qeverisjen e tij./21Media

Back to top button