VV: Qeveria të tërhiqet nga marrëveshja me “ContourGlobal” para se të bëhet vonë

Lëvizja Vetëvendosje publikon 8 arsye pse duhet të ndalet kjo marrëveshje

Lëvizja vetëvendosje ka reaguar për ndaljen e mikrofonave dje në mbledhjen e Qeverisë kur u prezantua një informatë për kontratën e dëmshme me ContourGlobal. Sipas tyre, Qeveria e Kosovës e ka privuar publikun në Kosovë nga të dhënat për një çështje themelore siç është ajo e ndërtimit të Termocentralit të ri.

Tutje VV-ja, ka sugjeruar Qeverinë të tërhiqet nga ky projekt para se të jetë vonë, dhe përgjegjësit të përgjigjen para drejtësisë.

Aktualisht Ministria e Ambientit veçse është paditur mbi dhënien me shkelje të pëlqimit mjedisor”, ka shkruar VV-ja në postimin e tyre në  Facebook.

Ndër të tjera, Lëvizja vetëvendosje ka paraqitur 8-të arsyet se pse ky projekt për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re duhet të ndalet.

Në mesin e këtyre pikave, VV-ja ka futur rritjen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët deri në 80%, si dhe çrregullimin e tregut të energjisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dje pas mbledhjes së Qeverisë ka treguar arsyen e ndaljes së Mikrofonave, që sipas tij, e ka bërë këtë për shkak të mos-ndërhyrjes në procesin e investimeve në këtë projekt. /21Media 

Back to top button