Wallace: Asnjë aeroplan nuk është larguar nga Kabuli pa qenë tërësisht i mbushur

Asnjë aeroplan nuk është larguar nga Kabuli, pa qenë i mbushur plotë, bëri të ditur sekretari në Britaninë e Madhe, Ben Wallace.
Wallace mohoi zërat se aeroplanët nga Kabuli për MB janë larguar pa u mbushur plotë.
Mbi 900 ushtarë britanez janë momentalisht në Kabul.
Talibanët po “bllokojnë” afganët, të cilët nuk kanë dokument identifikues dhe për shkak të kaosit të shkaktuar, është raportuar për 12 viktima, të cilat janë vrarë gjatë së dielës në aeroportin e Kabulit.
Bëhet e ditur se një afgan, i cili ka punuar për ushtrinë britaneze, e ka marrë lejen për të shkuar në MB javën e kaluar por, tani po fshehet për shkak që nëse talibanët e gjejnë, do ta vrasin./21Media

Back to top button