Wang Yi në Moskë: Kina dhe Rusia duhet të qëndrojnë fleksibël përballë krizës dhe kaosit

Kryediplomati kinez i tha presidentit rus Vladimir Putin se Kina dhe Rusia duhet të jenë më fleksibël ndërsa përballen me rrethana të reja ndërkombëtare.
Të dy janë takuar në Kremlin të mërkurën gjatë një vizite zyrtare të Wang Yi në Moskë, shkruan CNN përcjell portali rtv21.tv
“[Kina dhe Rusia] shpesh përballen me krizë dhe kaos, por ka gjithmonë mundësi në një krizë dhe kjo e fundit mund të kthehet në të parën,” tha Wang Yi, këshilltari kryesor diplomatik i presidentit kinez Xi Jinping.
“Por kjo kërkon që ne të identifikojmë ndryshimet në mënyrë më vullnetare dhe t’u përgjigjemi ndryshimeve në mënyrë më aktive për të forcuar më tej partneritetin tonë gjithëpërfshirës strategjik,” shtoi ai./21Media