Washington protestë në mbështetje të Izraelit

Dhjetëra mijëra mbështetës të Izraelit u mblodhën në Washington nën masa të rrepta sigurie të martën, duke shprehur solidaritetin e tyre për luftën kundër Hamasit.

“Marshi për Izraelin” demonstroi mbështetjen e fuqishme dhe dypartiake të një prej aleatëve më të afërt të Amerikës ndërsa kritikat janë intensifikuar lidhur me ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës, që pasoi sulmin e përgjakshëm të Hamasit më 7 tetor.

Në skenën përballë mijëra mbështetësve me flamuj izraelitë dhe amerikanë, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, udhëheqësi i pakicës demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jefferies, dhe senatorja republikane nga Ajova, Joni Ernst shtrënguan duart duke shprehur solidaritetin e tyre për Izraelin. Senatori demokrat Schumer udhëhoqi thirrjet “Ne jemi me Izraelin”.

Back to top button