“Washingtoni dhe Seuli po rrisin rrezikun për një luftë bërthamore”

2 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Dy aleatët zhvilluan një ditë më parë një demostrim të fuqisë së tyre të zjarrit

Koreja e Veriut dënoi sot manovrat ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut përballë Phenianit duke akuzuar Uashingtonin dhe Seulin se po rrisin rrezikun për një luftë bërthamore në gadishull.

Dy aleatët zhvilluan një ditë më parë një demostrim të fuqisë së tyre të zjarrit, një fakt i rrallë, ndërkohë që tensionet janë rritur në gadishull pas testimit për herë të parë të raketës balistike ndërkontinentale (ICBM) nga Koreja e Veriut më 4 korrik.

Ky testim, kryer në shkelje të rezolutave të OKB-së, ka ngjallur shqetësime brenda komunitetit ndërkombëtar, në masën që një raketë e tillë do të ishte e aftë të godiste territorin amerikan në nivelin e Alaskës.

Manovrat amerikano-koreano-jugore kryer dje ishin një përgjigje e ashpër në potencialet e lëshimit të raketave nga Koreja e Veriut. Dy bombarduese amerikane kanë shkatërruar gjithashtu bateritë e raketave të “armikut” dhe avionët koreano-jugorë kanë proceduar të shtëna me precizion kundër vendeve të komandimit në tokë.

“Mos luani me zjarrin me një fuçi baruti”, paralajmëroi e përditshmja koreano-veriore “Rodong” zëri i partisë në pushtet, në një editorial ku akuzon Uashingtonin dhe Seulin për rritje të presionit me manovrat e tyre të përbashkëta.

“Me provokimet e tyre të rrezikshme ushtarake, SHBA-ja po rrit rrezikun për një lufte bërthamore në gadishull”, shkruan e përditshmja duke e përshkruar gadishullin si arsenalin më të madh në botë.