Wenger: Anglezët janë super të preferuar

 
Arsene Wenger, një ish-menaxher i Arsenalit, është i bindur se Anglia është favoritja e parë për titullin Euro 2020.
Francezi, i cili ishte në krye të “topçinjve” londinezë nga 1996 deri 2018, ishte i impresionuar nga loja e trajnerit të zgjedhur Gareth Southgate në ndeshjen me Ukrainën.
Anglezët festuan me 4:0 në Romë dhe tani do të luajnë kundër kombëtares daneze në gjysmëfinale.
“Ishte një natë perfekte për futbollin anglez dhe ekipin anglez. Ata nuk pësuan një gol, ata vazhduan lehtë, ata mund të pushonin lojtarë të rëndësishëm. Për të fituar turneun duhet një mbrojtje e qëndrueshme,” tha Wenger.
Ai ka vlerësoi kolegun e tij Southgate për të cilin tha se arriti ta bënte mbrojtjen të fortë dhe të qëndrueshme.
“Ai nuk e ka gjetur formulën sulmuese ende, por ata nuk kanë pësuar një gol. Sipas mendimit tim, ata tani janë super-favoritë për të fituar turneun,” u shpreh Wenger.

Back to top button