Whiting largohet nga Specialja, i bashkohet Smithit për ta hetuar Trumpin

Alex Whiting nuk është më ushtrues detyre i Kryeprokurorit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai ka ndjekur rrugën e paaradhësit të tij në këtë pozitë, Jack Smith, duke kaluar në procesin e hetimit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Mediumi Politiko ka raportuar se Smith e ka marrë Whiting si prokuror veteran në rastin e Trump përara se të nisë gjykimi ndaj ish-drejtuesit të Shtëpisë së Bardhë.

Whiting ka punuar me Smith për tri vjet, duke e ndihmuar atë që të hetojë krimet e supozuara të kryera në Kosovë gjatë luftës.

58-vjeçari ka mbajtur pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit nga nëntori i vitit të kaluar.

Back to top button