Will refuzoi të largohej nga ceremonia pas incidentit, cili do të jetë vendimi i Akademisë?

Aktori Will Smith ka kryesuar së fundmi mediat rozë për shkak të incidentit që shkaktoi në ceremoninë e Oscars 2022.
Sipas mediave atje, Smithit i ishte kërkuar të largohej nga ceremonia pasi goditi me shuplakë Chris Rock-un, por ka refuzuar.
Rock bëri një shaka të pahijshme për gruan e Smith, të njëjtit nuk i pëlqeu fare dhe e goditi komedianin.
Aktori fitoi çmimin e parë Oscar në karrierën e tij.
I njëjti pas këtij incidenti ka kërkuar falje, filluar nga komediani e deri te ceremonia.
Por, në një përgjigje nga academia u tha se atij i është kërkuar të largohej, por ka refuzuar.
“Smith-it është kërkuar të largohej nga ceremonia, por ka refuzuar. Mendojmë që do të mund ta kishim trajtuar situatën ndryshe”, thuhej në deklaratë.
Në deklaratë gjithashtu thuej se kanë nisur procedime displinore kundër aktorit për shkelje të standardeve të sjelljes së akademisë.
Vendimi për aktorin pritet të merret më 18 prill. Në vendim mund të përfshihet pezullim, dëbim ose sanksione tjera./21Media

Back to top button