Wilshere mund të transferohet në Kinë

Mesfushori anglez nuk po mundet asesi që të ketë një jetë komode në futbollin anglez

Tash e sa vite Jack Wilshere ka probleme serioze me lëndimet që nuk po e lënë që të zhvillojë karrierën e tij. Pas disa sezonave me shumë lëndime tek Arsenal Wilshere provoi të kalonte një sezon i huazuar tek Bournemouth, shkruan rtv21.tv.

Gjithçka po shkonte mirë deri sa Wilshere pësoi një thyerje tjetër në këmbën e majtë, duke e lënë jashtë sezonit për ndeshjet e mbetura.

Kjo e ka bërë futbollistin që të konsideronte një lëvizje drejt Kinës, nëse bisedimet me Arsene Wengerin dalin të jenë të pasuksesshme./21Media

Back to top button