Kaloni te përmbajtja kryesore

Wolves konfirmojnë nënshkrimin e Matheus Cunha

Wolves kanë konfirmuar nënshkrimin e Matheus Cunha nga Atletico Madrid, me marrëveshje që përfshin gjithashtu një detyrim prej 40 milionë eurosh për blerjen.
Siç u raportua nga GOAL në fillim të kësaj jave, Wolves mposhti konkurrencën nga rivalët vendas Aston Villa për të siguruar nënshkrimin e brazilianit.
Ardhja e Cunhas, fillimisht i huazuar deri në fund të sezonit, u konfirmua në ditën e Krishtlindjeve.
Ai bëhet nënshkrimi i parë i Julen Lopeteguit që kur mori drejtimin e Molineux.
Cunha iu bashkua Atletico-s në vitin 2021, por nuk ka arritur të ketë ndikim nën drejtimin e Diego Simeone.
Këtë sezon ai ka rrëshqitur më tej, duke bërë 17 paraqitje pa e gjetur rrugën e rrjetës – formë e cila e bëri atë të humbasë skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button