Wolves mposht Evertonin

Në sfidën që mbylli javën e 10 të kampionatit anglez, Wolves mposhti 2-1 Evertonin e Rafa Benitez. Kjo ishte fitorja e 4-t për Wolves në 5 ndeshjet e fundit, në të cilat ujqërit kanë grumbulluar 13 pikë një më shumë edhe se Chelsea kryesues.
Kilman dhe Rual Jimenez shënuan dy herë për Wolves në harkun e 4 minutave nga 28 në të 32-ën, duke i çuar vendasit në pushim në avantazh të dyfishtë. Në pjesën e dytë goli i nigerianit Iwobi vetëm sa rihapi sfidën por nuk solli asgjë më shumë.

Back to top button