Xhaçka: Viktimat janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, reagoi pas aksidentit që ndodhi në Bullgari ku një autobus u përplas dhe mori flakë duke i marrë jetën 46 personave.
Ajo deklaroi se 45 të vdekur janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut duke shprehur ngushëllime familjarëve.
“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut  gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë”, shkroi Xhaka në Facebook.
Tani për tani nuk mund të thuhet për shkaqet, nuk ka pasur pjesëmarrës tjetër në fatkeqësi, ndërsa rrethojat mbrojtëse e kanë ruajtur autobusin të mos dalë nga aksi. Rastin po e heton Shërbimi nacional hetues për shkak të numrit të madh të viktimave. Është konstatuar identiteti i të gjithë udhëtarëve të cilët kanë kaluar kontrollin kufitar gjatë hyrjes në Bullgari./21Media 
Back to top button