Xhafer Tahiri ngushëllon për vdekjen e 28-vjeçares shtatzënë nga Covid-19

 
Kryetari i Komunë së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 28-vjeçares nga Covid-19.
Gruaja nga Vushtrria ishte në javën e 25 të shtatzënisë dhe po trajtohej në njësinë intensive të QKUK.
“E nderuara familje Selaci e Hasani, Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e zi për ndarjen e parakohshme nga kjo jetë të Libertës. Edhe një jetë e re e një nënë, artise e afariste vushtrriase u shua nga virusi i keq. Lutemi për shpirtin e saj e të bebit të saj që nuk pa dritën e kësaj bote, por ne e dijmë dhe besojmë që te i Madhi Zot do ta ndriqoj rrugën e xhennetit për Libertën e familjen e saj. E nderuara familje Selaci e Hasani, Pranoni ngushëllimet e mia, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Kjo është gruaja e pestë shtatzënë që vdiq nga koronavirusi në Kosovë brenda pak ditësh./21Media

 

Back to top button