Xhaferi: Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot

Deputeti i betuar i LDK-së, Krenar Xhaferi ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive.

Përmes një postimi në Facebook, Xhaferi ka thënë se asnjëherë s’ka votuar kundër më me shumë kënaqësi sesa sot, dhe atë kundër Hekuran Muratit, teksa shtoi se njerëzit me qasje të tillë duhet të largohen nga udhëheqja politike.

“Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot. Hekuran Murati, një njeri që ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës ndër vite, që ka penguar ekonominë e vendit dhe i ka fryrë përçarjes politike, normalisht nuk mund të ketë votën time. Njerëzit me qasje të tillë duhet të largohen nga udhëheqja politike. Problemi i ecjes përpara në Kosovë është mendësia e prapambetur politike”, ka shkruar Xhaferi. /21Media

Back to top button