Xhaferi: Duhet ta kujtojmë historinë dhe të punojmë që të mos përsëritet

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi është në një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, nga ku në një intervistë për TV21 theksoi se ne si rajon nuk duhet ta harrojmë të kaluarën, sepse me këtë rrezikojmë të përsëritet ajo.
“Sigurisht, duhet të kujtojmë edhe Raçakun, si moment më i freskët i cili dhe ishte shkaku i ndërhyrjes humanitare të ndërkombëtarëve në Kosovë. S’do mend që Reçakut do t’i paraprijë edhe Srebrenica në të cilën për një ditë humbën jetën mbi 8000 njerëz, ku u zhdukën, në mënyrë mizore u ekzekutuan dhe ne si rajon nuk duhet ta harrojmë të kaluarën tonë, gjegjësisht historinë”, tha Xhaferi./21Media

Back to top button