Xhaferi: Është për keqardhje protesta për të penguar mësimin shqip

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në ClickPlus ka komentuar zhvillimet e fundit në Çashkë, ku deputeti i LSDM-së, Muhamet Kadriov është bashkëngjitur në pengim.

Ai tha se se ndjen keqardhje për këtë akt të Kadriovit dhe tha se si kryeministër do të angazhohet për marrjen e kompetencave të komunës në fushën e arsimit.

“Për keqardhje është ajo që e lexoj sot rastësisht se deputeti i asaj zone në radhët e LSDM-së, i përkatësisë shqiptare që është zgjedhur nga ajo zonë nga ata qytetarë, është bashkëngjitur në pengim. Në Kontekst të kompetencave qeveritare, në suaza të Qeverisë është kompetencë, një pjesë komunale, pjesa tjetër është e ministrisë. S’do mend se në bazë të rregullave dhe procedurave do të bëhen të gjitha veprimet që të sigurohen të gjitha veprimet që secili nxënës ti plotësojë të drejtat me kush që të merren kompetencat e komunave përkatëse”, tha Xhaferi.

Meqenëse kjo problematikë ka marë konotacion etnik dhe politik, TV21 gjatë ditës ka pyetur deputetin e LSDM-së që vjen pikërisht nga kjo zonë, Muhamet Kadriov, pse ai qëndron indiferent dhe nuk përpiqet të qetësojë situatën. Ai për këtë situatë të krijuar, fajin e hedhë mbi ministrin e arsimit Jeton Shaqiri, për atë se pse ja mori kompetencat kryetarit të komunës së Çashkës. Sipas tij, komuna sapo kishte filluar projektin për një shkollë të re në Banjicë dhe nxënësit shqiptarë do të transferoheshin atje.

“Zgjidhja është kjo. Së pari t’i kthehen ingerencat kryetarit të komunës. Pastaj ne si politikanë, faktorë të asaj zone, të ulemi dhe ta gjejmë një zgjidhje. Njëra zgjidhje është të ulemi me prindërit nga Çashka, mendoj se do të pranojnë, që derisa ta ndërtojmë shkollën në Banjicë, fëmijët të mësojnë aty. Vetëm se është hapur paralelja dmth. Të vazhdojnë në gjuhën shqipe derisa në Banjicë të bëjmë një objekt. Shkaku pse unë kam qëndruar indiferent është përshkak se kjo mori konotacion politik, jo ta zgjidhin problemin por të bëjnë problem mbi problem”, theksoi Muhamet Kadriov , deputet i LSDM-së.

Back to top button