Xhaferi: Kryeneqësia politike e LVV-së nuk duhet të vazhdojë të qeverisë

Nesër zyrtarisht nis fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Partitë politike janë deklaruar të gatshme për këto zgjedhje. Në LDK thonë se presin rezultat të mirë nga zgjedhjet. Kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Krenar Xhaferi, tha për RTV21 se fokusi do të jetë në zhvillimin ekonomik, infrastrukturë, si dhe në thellimin e marrëdhënieve me aleatët. Por, sipas tij, kryeneqësia politike e LVV-së nuk duhet të vazhdojë të qeverisë me vendin.

‘’Në këto zgjedhje është jashtëzakonisht e rendësishme që të fitojnë forcat të cilat mendojnë në zhvillim ekonimik dhe për marrëdhënie më të mira me miqët. Rënia e LVV-së do të jetë një mesazh i qartë për krejtë skenën politike sepse kryeneqësia politike nuk do të duhej të vazhdonte në konceptin politik në Kosovë. Forcat që kanë mendësi bllokuese duhet të ndalën.”, tha Xhaferi./RTV21

Back to top button