Xhaferi në TV21: Deri ne ora 24:00 duhet ta mbylli seancën
Duhet të bëhet konstatimi formal që të dihet se si do të fillojmë ditën nesër, kështu deklaroi kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21.
Xhaferi thotë se pa marrë parasysh nëse ka ose jo deputetë në Kuvend, ai duhet të përmbyll deri në ora 24:00 seancën për votim të mosbesimit ndaj Qeverisë.
“Unë sot deri ora 24:00 duhet të përmbyll seancën që është e hapur, janë prezent, nuk janë prezent deputetët. Unë duhet të pres deri në ora 24 në aspekt formal që të përmbyllet dita e sotme”, tha Xhaferi.
Xhaferi foli për deputetin e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi.
I pyetur se mosparaqitja e tij sot në seancën për mosbesimin e Qeverisë, a krijon mundësi që Rexhepi të bëhet pjesë e shumicës parlamentare aktuale. Ai tha se “pse do të përjashtohet? Nuk përjashtohet, është çështje vullneti. Nëse shpreh vullnet të jetë pjesë e shumicës, nuk mund ta përjashtosh, edhe në aspekt procedural është paraparë sepse vet deputeti individualisht deklarohet me cilin grupacion do të veprojë. Do të mbështes shumicën, do të jetë i pavarur, apo do jetë opozitë”./TV21
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?