Xhaferi nuk ka plan kur e thërret seancën, Andov: Seanca konstituive nuk ka lidhje me mandatin

 

Dje, për shkaqe familjare e anuloi vazhdimin e seancës konstitutive.

Kryesuesi i seancës, Talat Xhaferi për TV21 tha se tash për tash nuk ka ndonjë plan se kur do ta caktojë vazhdimin e saj.

Në bazë të kompetencave të mia, kur do të vendosi unë atëherë do ta thërras. Tash për tash nuk kam ndonjë plan”, tha Xhaferi.

Por kryetari i parë i Kuvendit, Stojan Andov për TV21 tha se nuk ka ndonjë afat se kur duhet ta bëjë Xhaferi këtë gjë. Ai madje thotë se seanca konstituive as nuk duhet të lidhet me zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe formimin e Qeverisë.

Nuk ka diçka të tillë. Aty përmendet edhe rasti im kur unë kam dërguar letër deri te kryetari në vitin 2006, si kryesues . Ajo është e komplikuar tash. Nuk mundemi tash ta shpjegojmë atë rast. Nëse kalojnë kohët, do ta sqarojmë. (ngjitje) Puna këtu është se e lidhin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimin e Kuvendit me dhënien e mandatit. Konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e kryetarit janë punë të ndryshme. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk e konstituon Kuvendin, duhet të zgjedhjen disa trupa kuvendor”, tha Andov.

Por Andov sërish i arsyeton dilemat në lidhje me atë se a duhet apo jo të konstituohet Kuvendi edhe pse nuk kemi Qeveri dhe kryeparlamentar. Thotë se Kushtetuta ka zbrazëtira, sepse kur u përpilua u bë për shkurt kohë dhe nuk mund të gjendeshin profesionist adekuat.

Kur e kemi bërë kushtetutën, duhej ta bënim deri në fund të tetorit nëse donim që Bashkimi Evropian të na pranojë si shtet i pavarur. Dhe për atë kohë ne nuk kemi gjetur ndonjë profesionist. Ishte Lubomir Fërçovski por edhe ai nuk është profesionist i të drejtës kushtetueses. Kështu zbrazëtira ka shumë në Kushtetutë dhe duhet të korrigjohen në të ardhmen”, tha më tej Andov.

Seanca konstituive filloi më 4 gusht dhe në kuadër të saj u verifikuan mandatet e deputetëve. U caktua për dje, por për shkaqe familjare kryesuesi i saj Talat Xhaferi e anuloi dhe nuk dihet se kur do ta ricaktojë./TV21

Back to top button