Xhaferi takohet me Mogherinin në Bruksel

Diskutuan për ngjarjet në Kuvend

Pas takimit me eurokomesarin për zgjerim, Johanes Hahn, kryepalamentari Talat Xhaferi u takua me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Situata në Maqedoni, ngjarjet në Kuvend ishin temat që u diskutuan dhe theks i veçantë u vë në procesin e formimit të qeverisë së re, shkruan tv21.tv.

Në agjendën e Xhaferit gjatë vizitës në Bruksel, ishin dhe takimet me kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani dhe eurodeputetët Vajgl, Kukan dhe Flenkeshtajn./21Media

Back to top button