Xhaka mund të rikthehet në Premier Ligë?!

Granit Xhakës i është ofruar një rikthim në Premier Ligë nga Sunderlandi i sapongjitur në Premier Ligë, të cilët janë të etur për ish-kapitenin e Arsenalit.

Sipas gazetarit Sacha Tavolieri , “Macet e Zeza” kanë bërë një lëvizje të guximshme për mesfushorin, i cili pritet të largohet nga Bayer Leverkusen këtë verë pas vetëm dy vitesh në Gjermani.

Gazetari pretendon se skuadra e sapongjitur në kategorinë e parë është në bisedime me kampionët e Bundesligës për sezonin 2023–24 për një marrëveshje prej 10 milionë eurosh (8.6 milionë paund) dhe është e gatshme t’i ofrojë 32-vjeçarit një kontratë trevjeçare.

Ata thuhet se do të përballen me konkurrencë nga klubi saudit Neom, si dhe nga gjigantët turq Fenerbahce .

Sunderland ishte një nga befasitë e sezonit të kaluar, duke fituar ngjitjen në Premier League nëpërmjet play-off-eve të Championship.

Back to top button