Xhandarmeria serbe bastis dy shtëpi shqiptare në fshatin Konçul

Xhandarmeria serbe në mëngjesin e ditës së sotme ka zhvilluar një aksion bastisje në dy shtëpi shqiptare në fshatin Konçul të Medvegjës, fshatë ky që lidh Serbinë dhe Kosovën.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepi, i cili i ka thënë KosovaPress-it se ende nuk dihen motivet pse ka ndodhur, por ajo që dimë është se bastisja në këto dy familje ka mbaruar.
Ai tha se informacionet i ka marrë nga banorët, të cilët nuk mund të ofroheshin afër atyre dy shtëpive, derisa ndodhte bastisja.
Fshati Konçul është e banuar me banorë shqiptar dhe është në afërsi të pikë kalimit kufitar “Dheut i bardh”