Xhavit Halitit i dorëzohet flamuri i UÇK-së në tubimin e PDK-së në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka hapur sot fushatën zgjedhore në Prizren.
E gjatë këtij tubimi kandidatit për deputet nga PDK Xhavit Halitit iu është dhuruar flamuri i UÇK-së.

“Flamurin e UÇK-së e pranova në tubimin e PDK-së në Prizren, me shumë krenari dhe emocion, si amanet lirie, si shenjë sakrifice, si nder i përjetshëm i Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

Back to top button