Kaloni te përmbajtja kryesore

Xhema e Jahja drejtojnë ndeshjen e rëndësishme në Evropianin në Mal të Zi

Në Mal të Zi po mbahet Evropiani i Divizionit A për hendbollistet deri 17 vjet. Po marrin pjesë ekipet kombëtare më të forta të Evropës, ndërsa prezentë në këtë ngjarje është edhe Kosova.
Federatë e Hendbollit të Kosovës në Evropianin U17 po e prezantojnë gjyqtarët Sherif Xhema e Besfort Jahja. Kjo dyshe ka drejtuar shumë ndeshje deri më tani dhe atë me plot sukses.
Të dielën Xhema – Jahja drejtuan ndeshjen vendimtare për kalim tutje në mes të Francës dhe Gjermanisë. Fitore me rezultat 33:26 ka shënuar Gjermania.
Xhema e Jahja do të drejtojnë ndeshje tjera deri në fund të kampionatit, njoftoi FHK-ja./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button