Xheraldina Vula, në krye të Bordit të KFV “Prishtina”

KFV Prishtina ka bërë të ditur se Xheraldina Vula tani më do të udhëheqë bordin e këtij klubi.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi ku thuhet se ky është një moment shumë domethënës për Klubin Fubollisitik të Femrave.

“KFV Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se prej sot, Xheraldina Vula do të udhëheqë bordin e klubit tonë. Ky është një moment historik dhe tejet domethënës për Klubin Futbollistik të Vajzave “Prishtina”, pasi një grua me vizion të jashtëzakonshëm dhe përkushtim të palëkundur do të drejtojë rrugëtimin tonë drejt fuqizimit dhe barazisë gjinore në sport. Xheraldina Vula është një lidere me përvojë dhe një avokuese e palodhshme për barazinë gjinore në jetën publike të Kosovës. Ajo ka ndihmuar në hartimin e strategjisë së parë të Kosovës për barazi gjinore dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme në vendosjen e themeleve për një shoqëri më të barabartë.

Prindërit e Xheraldinës gjithnjë kanë qenë një shembull i guximit dhe përkushtimit, duke tejkaluar barriera dhe duke ndihmuar ngritjen e vetëdijësimit në edukimin e vajzave në kohërat më të vështira, andaj ne çdo hap të rrugëtimit të saj, Xheraldina ka qenë e mbështetur dhe e frymëzuar nga një trashëgimi e tillë e fortë dhe e dashur”, ka shkruar KFV Prishtina në “Instagram”

tutje thuhet se Klubi KFV Prishtina shpreh mirënjohjen e thellë për Driton Hapçiun, i cili ka udhëhequr me përkushtim dhe vizion të qartë gjatë mandatit të tij. Kontributi i Dritonit ka qenë i çmuar dhe i pakrahasueshëm, duke na ndihmuar të rritemi dhe të forcohemi si ekip. Faleminderit për mbështetjen dhe punën e tij të palodhur.

“Le të hapim një kapitull të ri me Xheraldinën në krye, duke shpresuar për një të ardhme të ndritur dhe plot suksese për KFV Prishtina”, përfundon postimi./21Media

Back to top button