Xhevdet Gashi: AI po krijon këngë të plota… dhe së shpejti do rivalizojë profesionistët

Kompozitori Xhevdet Gashi në emisionin “Bonbon” të RTV21 ka folur se sa po ndryshon muzika dhe ndikimi i Inteligjencës Artificiale (AI) tek kjo.

Ai shtoi se AI po sjell diqka shumë të fuqishme

“Kjo nuk është hera e parë që teknologjia ndikon në krijimtarinë muzikore dhe praktikisht kjo ka filluar dikur në vitet e 50-ta, kur zhvillimet teknologjike, elektronike, praktikisht e diktojnë edhe zhanret muzikore që zhvillohen më tutje. Zbulimi i gitarës elektrike, i amplifikatorëve për gitarë, do të thotë janë ato forcat kryesore që e shtynë rock and roll-in në vitet e 50-ta dhe 60-ta dhe më tutje. Sigurisht që ka pasur kundërshti edhe atëherë ndaj atyre zbulimeve, gitarës elektrike dhe tjetra është në vitet e 80-ta, do të thotë hyrja në treg e sintetizatorëve të ndryshëm, po ashtu ka shkaktuar debate të mëdha: a janë të mira për muzikën, a nuk janë të mira për muzikën. Por kjo tash, tek inteligjenca artificiale, kemi diçka më shumë dhe sigurisht do të ketë ndikim shumë të madh”, u shpreh Gashi./21Media

Back to top button