Xhinset që kushtuan 87 mijë dollarë

Një palë xhinse Levi’s të viteve të 80-ta janë shitur në një ankand në një qytet të vogël në New Mexico për më shumë se 87 mijë dollarë.
Xhinset e gjetura në një minierë të braktisur nga një arkeolog u blenë nga 23-vjeçari Kyle Hautner dhe Zip Stevenson, një veteran i tregut të xhinseve të cilësisë së mirë.
“Ne nuk kishim ndonjë plan për t’i blerë xhinset së bashku derisa filloi ankandi, gjë që është disi e çmendur t’i shikosh prapa”, tha Stevenson për CNN.
Xhinset u shitën për 87 mijë e 400 dollarë – një nga çmimet më të larta të paguara ndonjëherë për një palë xhinse, duke përfshirë një çmim prej 15% të blerësit. Hautner pagoi 90%, ndërsa Stevenson kontribuoi me 10% të mbetur.
Stevenson ka drejtuar një dyqan riparimi të xhinseve në Los Anxhelos për gati tre dekada, por ai kurrë nuk kishte gjetur një palë si këto./21Media

Back to top button