Xhirimet e filmit “Scream 6” do të fillojnë këtë verë

 
Filmi i gjashtë “Scream”, vazhdimësi, është në zhvillim. Kompanitë Paramount Pictures dhe Spyglass Media kanë nisur zhvillimin e tij, megjithatë nuk ka informata se si do të pagëzohet ai.
Regjinë e tij do ta bëjnë sërish Matt Bettinelli-Olpin dhe Tyler Gillet, ndërkaq skenarin James Vanderbil dhe Guy Busick.
Xhirimet do të fillojnë këtë verë, dhe detalet e tregimit tashmë janë në pah.
Vrasësi normalisht bart maskën, me të cilën është i njohur në këtë radhë filmash.
Kompanitë Paramount Pictures dhe Spyglass në një deklaratë për media me këtë rast kanë thënë se janë shumë falënderuese ndaj fansave rreth botës të cilët me entuziazëm kanë pranuar këtë film.
Filmi i ri “Scream 5”, u rangua në kategorinë e filmave R. Ai solli në skenë sërish aktorët Marley Shelton, Courteney Cox, David Arquette e Neve Campbell.
Në të me role paraqiten edhe aktorë të tjerë, në mesin e tyre: Melissa Barrera, Jenna Ortega, Dylan Minnette e Jack Quaid.
Seria e pestë u lansua në kinema muajin e kaluar dhe prej atëherë fitoi mbi 100 milion dollarë në boks ofisin botëror.
Kjo është shifër goxha e lartë, në krahasim me shumën me të cilën u realizua, me vetëm 25 milion dollarë.
Ngjarjen në filmin “Scream” e sajoi mjeshtëri i filmave horror Wes Craven. Ai po ashtu bëri regjinë e katër filmave të parë, të vitit 1996, Scream 2” të vitit 1997,  “Scream 3 të vitit 2000 dhe “Scream 4” të vitit 2011.
Filmi i pestë shënon vazhdimësinë e tij pa regjisorin Craven, pasi që ai vdiq në vitin 2015.
Kraven arriti sukses të madh me filmat, megjithahtë efhe filmi i pestë u vlerësua lartë.
Pritet që edhe filmi i gashtë të ketë sukses./21Media

Back to top button