Yamal me kërkesë speciale për Barcelonën

yLamine Yamal është shndërruar në sensacion në botën e futbollit gjatë dhe atij i është dhënë një shans te Barcelona dhe te kombëtarja spanjolle, dhe nga ndeshja në ndeshje ka lënë mbresa me aftësitë e tij në fushë.
Shtatëmbëdhjetëvjeçari tani u ka kërkuar trajnerëve të Barcelonës që të jenë përgjegjës për ekzekutimin e goditjeve të lira dhe penalltive nga sezoni i ardhshëm.
Sipas Mundo Deportivo, lojtari i ri dëshiron të shënojë edhe më shumë gola pasi shënoi tetëmbëdhjetë në pesëdhjetepesë ndeshje sezonin e kaluar me njëzetepesë asistime.
Tani ai po pret një përgjigje nga klubi dhe trajneri Hansi Flick. Do të jetë një vendim sfidues, sepse është e vështirë t’ia lësh gjithçka të riut kur ka shokë skuadre më me përvojë. Për datëlindjen e tij të tetëmbëdhjetë pas disa javësh, Barcelona ka përgatitur një njoftim të veçantë, Yamal do të bëhet “dhjetëshi” i ri i klubit, raporton KosovaPress.
Pasi Ansu Fati u largua nga klubi, numri dhjetë tani është i lirë dhe ka kaluar në duart e Yamal, i cili do ta mbajë deri në vitin dymijetridhjetenjë, kur skadon kontrata e tij.
Yamal ka luajtur njëqindegjashtë ndeshje për Barcelonën, duke shënuar njëzetepesë gola dhe tridhjetekatër asistime.