YARGI – së shpejti në RTV21 Kaan Urgancioglu, aktori me prejardhje shqiptare në rolin kryesor

Kaan Urgancioglu, aktori i mirënjohur turk luan rolin kryesor në serialin YARGI që së shpejti fillon transmetimin në RTV21. Ai është i njohur edhe me rolin e tij në serialin KARA SEVDA, i cili pati sukses të madh jo vetëm në Kosove por gjithandej.

Seriali YARGI gjithashtu shënoi një sukses të madh jo vetëm në arenën turke por edhe në atë ndërkombëtare.

Ky serial fitoi çmimin EMMY AWARDS, ne NEW YORK, si seriali më i mirë!

Mirëpo ajo që tërheq vëmendjen gjithashtu, është se aktori turk KAAN URGANCIOGLU, nga ana e nënës ka preardhje shqiptare! Familja e saj nga ana e nënës është shpërngulur në Turqi, përkatësisht Izmir! Aty, gjyshja e aktorit është martuar me një sirian, ndërsa ka lindur e ëma Serap. Ajo është martuar me Serdarin, po ashtu nga Izmiri. Kaani është biri i tyre.

Nuk është e panjohur se në Izmir edhe sot jetojnë mbi 1.8 milion njerëz me prejardhje shqiptare.

Dhe këta nuk harrojnë origjinën e tyre. Nuk e harron as Kaan Urgancioglu, i cili gjithmonë e thekson origjinën e tij shqiptare!/21Media

Back to top button