YIHR nis aksionin rrugor para selisë së VV-së – pritet të vazhdojë edhe te partitë tjera

Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR) ka zhvilluar sot aksion rrugor tek selia e Lëvizjes Vetëvendosje, e më pas do të vazhdojnë edhe tek selitë e partive të tjera.

Aktivistët kanë mbajtur disa pankarta në duar ku thuhet “Kosova mundet ma mirë veç pa diskriminim”, “Kosova mundet ma mirë veç pa dhunë”, e të tjera.

Ky aksion po bëhet në ditën e fundit të Javës për të Drejtat e Njeriut, ku kërkojnë që partitë politike të vënë në qendër të vëmendjes të drejtat e njeriut, barazinë dhe dinjitetin, derisa po garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Përmes këtij aksioni synojmë t’u bëjmë të qartë përfaqësuesve/eve politikë/e se e ardhmja e shoqërisë sonë duhet të ndërtohet mbi respektin për çdo individ, pavarësisht identitetit/eteve të tyre. Ky aksion synon gjithashtu të vendosë një standard të ri për fushatat politike dhe agjendat e tyre: një standard ku të drejtat e njeriut janë të panegociueshme”, thuhet në organizatë.

Back to top button