Yjet që u shfaqën në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë filloi të martën, me një mori yjesh të cilët u shfaqën në tapetin e kuq përpara ceremonisë së hapjes.

Greta Gerëig, Lily Gladstone, Meryl Streep, Jane Fonda dhe Lea Seydoux ishin ndër yjet që pozuan për foto.

Festivali u hap me premierën e filmit francez Le Deuxieme Acte (Akti i dytë), shkruan BBC.

Festivali dy-javor do të ketë premiera të tjera, festa dhe konferenca shtypi, ndërsa ekspertët shikojnë për të parë se cilët filma mund të bëhen pretendentët e Oskarit./21Media

 

Back to top button