Yll Limani me projekt të ri muzikor

Yll Limani është një prej këngëtarëve që ka ditur më së miri si të rrëmbejë zemrat me projektet e tij muzikore.
Ai tashmë ka finalizuar një projekt të ri, që pritet shumë shpejt të publikohet.
Sipas përshkrimit që Ylli ka lënë në Instagram, kënga mban titullin “Malet”.
Këngëtari ka publikuar një pjesë të shkurtër të videoklipit në Instagram, ku shihet teksa ecën drejt një kali.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)


Ndryshe, “Alkool” mbetet projekti i fundit muzikor nga Yll Limani në bashkëpunim me reperin Noizy. Kënga është publikuar më 9 qershor dhe deri tani ka arritur mbi 41 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button