Ylli dhe Ermali po vijnë me një projekt të përbashkët

Këngëtarët, Yll Limani dhe Ermal Fjezullahu kanë paralajmëruar ndjekësit e tyre se do të sjellin një projekt të ri muzikor.
”As 1 minut”, do të titullohet projekti i ri i dyshes.
Ky projekt është realizuar me videoklip dhe Ylli sot ka ndarë për fansat një sekuencë të shkurtër të këngës në ”Instagram”.

Të njëjtin postim e ka bërë edhe Ermali, i cili ka treguar se ky projekt do të vijë shumë shpejt.
Projekti i fundit nga Ylli është ”E di & Marre” ndërsa i Ermalit ”Sa tkom dasht”./21Media

Back to top button