Ylli i Manchester United përfshihet në një aksident trafiku

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes u përfshi në një aksident automobilistik të hënën, por ka arritur të shmangë lëndimin e rëndë.
Mesfushori ishte në gjendje të stërvitej me shokët e tij të skuadrës, pavarësisht incidentit që përfshiu Porsche-n e tij.
Ylli portugez, Fernandes mund të vazhdojë të luajë për United pasi ata do të përballen me Liverpool në Premier League të martën.
Trajneri i United, Ralf Rangnick, konfirmoi incidentin në një konferencë për shtyp të hënën, duke zbuluar se ai ndodhi kur lojtari po udhëtonte për në terrenin stërvitor.
“Po, ai po stërvitej me ekipin. Aksidenti ndodhi rrugës për në Carrington. Me sa di unë nuk ka të lënduar. Ai stërviti me ekipin dhe ishte mirë”, ka thënë Rangnick.
Si ka performuar Fernandes?
Fernandes ka qenë një figurë kyçe për United këtë sezon. Ai ka bërë 40 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke shënuar nëntë dhe duke asistuar 12./21Media

Show More
Back to top button